Përsëri probleme për Mehmedin
Admir Mehmedi po ka përsëri probleme me lëndime.Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi, ka hasur përsëri në probleme me nyjën e këmbës së tij të djathtë.
Sipas mediave gjermane, Admiri ka pësuar një lëndim dhe nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë edhe për një kohë Freiburgun.
Ai pritet të mungojë edhe rreth tre javë të tjera. Anëtari i Përfaqësueses së Zvicrës u lëndua në fitoren 4:1 në shtëpi kundër Eintracht Frankfurtit.


