Hidromorava

Kryeministri Mustafa paralajmëron largimin e Jabllanoviqit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

​Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, paralajmëroi sot se “së shpejti” do të ketë ndryshime në qeverinë e tij. Paralajmërimin ai e bëri duke folur rreth deklaratës së ministrit serb në qeverinë e tij, Aleksandar Jabllanoviq, dhe situatës së krijuar pas protestave në kërkim të shkarkimit të tij.

Sipas Mustafës, qëndrimi i mëtejmë i Jabllanoviqit në postin e ministrit, pas deklaratave të bëra nuk do t’i bënte mirë as vetë Jabllanoviqit.

“Kjo çështje është stërmadhuar dhe politizuar shumë nga partitë politike për qëllimet e tyre të caktuara”, tha kryeministri Mustafa sot gjatë një vizite në Rahovec.

Uji Dea

“Por pasi që protestat dy herë kanë eskaluar dhe qytetarët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre përmes protestave, kjo nuk do të ndikojë mirë as në raportet ndërmjet komuniitetit shqiptar dhe serb dhe qëndrimi në ministri nuk do t’i bënte mirë as ministrit Jabllanoviq”, u shpreh Mustafa.

“Do të ketë shumë shpejt ndryshime, pasi që me deklaratën e tij janë fyer nënat gjakovare dhe krejt qytetarët e Republikës së Kosovës”, u tha kryeministri i cili javëve të fundit ka qenë nën presion të madh publik për ta shkarkuar ministrin Jabllanoviq.

“Ndryshimet do të vijnë”, tha Mustafa duke mos pranuar të japë një kohë se kur do të largohet Jabllanboviq nga posti ministror./kallxo.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.