FIDANISHTJA

Isa Mustafa bllokon ekonominë

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Qeveria e Kosovës tashmë udhëhiqet nga një Akademik. Por Isa Mustafa, ekonomist, e ka futur në bllokadë edhe më të thellë ekonominë e vendit se sa paraardhësi i tij historian. Aktualisht nuk mund të vendoset asgjë, as për Trepçën, as për çmimet e energjisë elektrike, as për telekomunikime, për asgjë. Nuk ka kush merr vendime.

Janë diku rreth 16 institucione të cilat presin që Bordet e tyre të kompletohen ose të funksionalizohen, ngase të gjitha bordet janë jo funksionale. “Edhe pse për nga statusi juridik, agjencionet e pavarura i raportojnë Kuvendit dhe zgjidhen nga Kuvendi, për shumicën prej tyre procesi i rekrutimit menaxhohet nga ana e Qeverisë”, ka thënë për Gazetën Fjala, Agron Demi, drejtor i institutit GAP.

Sipas tij, Qeveria do te duhej të shpallte konkurset për plotësimin e anëtarëve të Bordeve dhe emrat e të përzgjedhurve nga listat e ngushta të kandidatëve tani do të duhej të ishin në Kuvend për aprovim. “Vonesat e krijuara nuk mund të arsyetohen dhe është papërgjegjësi e institucioneve qeverisëse. Sipas rregullit, anëtarësia e bordeve do të duhej të ishte profesionale dhe e pavarur, andaj çdo tendencë për të manipuluar procesin e emërimeve të bordeve, është jo ligjore dhe rrezikon funksionimin normal të agjencioneve të pavarura, kur dihet se shumë nga këto institucione janë rregullatorë të rëndësishëm të tregut”, thotë Demi.

Njohësit e ekonomisë këtë situatë e vlerësojnë alarmante. “Kjo bllokadë ndikon drejtpërdrejtë në aktivitetin e kompanive dhe zhvillimin e tyre. Ekonomia ka nevojë imediate që të ndërhyhet dhe të hiqet ky ngërç”, tha për Gazetën Fjala Ibrahim Rexhepi, drejtor i STRAS.

Hidromorava

Gjendja mbetet e njëjtë në shumicën e sektorëve. “Nëse ndonjë kompani aplikon për licencë të shfrytëzimit të guroreve apo të mineraleve të ndryshme, ajo nuk mund të afrojë sepse KMPP nuk mund t’ia japë licencën pasi mungon Bordi”, tha Rexhepi.

Në mungesë të bordeve të kompletuara telashet në ekonominë e vendit duket të jenë të mëdha.

Kosova është mbushur monopole por nuk ka kush t’i luftojë ato. Kjo, sepse edhe Bordi i Autoritetit të Konkurrencës nuk është i kompletuar. Por, për këtë ka një shpresë sepse nominimet kanë shkuar në Kuvend. /GazetaFjala/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.