UBT

Pastrohet rruga Tërrnoc – Breznicë nga vërshimet

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Pas reshjeve të pandërprera të shiut dhe erërave të forta që kapluan vendin tonë ditëve të fundit, rruga Tërrnoc-Breznic ka pësuar vërshime të dheut dhe pemëve nga kodra të cilat e kanë vështirësuar qarkullimin në këtë rrugë.

Drejotri i organit mbykqyrës i kësaj ndërmarrje Avni Ismaili sot edhe pse ditë vikendi, ka angazhuar eskavatorin që ta pastrojë këtë rrugë dhe ta bëjë të kalueshme për banorët e Malësisë së Bujanocit dhe të tjerët që frekuentojnë këtë rrugë.

BujanociNet ka përcjedhur këtë aktivitet përsëafërmi, kur eskavatori i NP “Komunalia” largonte dheun, gurët dhe pemët nga rruga, të cilët rrezikonin kalimtarët, këtë aktivitet përsëafërmi e ka inspektuar edhe vet Ismaili me bashkëpunëtorët e tij.

ARKATANA

Edhe pse rruga Tërrnoc-Breznicë është rrugë regjionale dhe mirëmbajtja e sajë është nën kompetencat e drejtoratit Republikan të rrugëve, Ismaili asgjë nuk i lë rastiti, ai për mos ta rrezikuar popullatën dhe automjetet ka angazhuar eskavatorin që sa më parë t`i largojë pengesta nga rruga.

Pas përfundimit të gjysmës së rrugës eskavatori, gjegjësaisht goma pësoi një dëmtim, mirëpo punonjësit e kësaj ndërmarrje këtë havari e kanë menjanuar dhe eskavatori ka vazhduar punën deri në pastrimin e rrugë snë tërësi./BujanociNet