Fundamenti

Pozita, opozita: Prapë deklarata të kundërta për Trepçën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pozita dhe opozita sërish kanë dalë sot me deklarata të kundërta për kombinatin metalurgjik Trepça. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se për Trepçën vendosin vetëm institucionet e Kosovës dhe jo Beogradi, i cili ka kërkuar që çështja e kombinatit të sillet në dialogun e Brukseslit.

Në anën tjetër, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se nëse nuk miratohet ligji që e bën Trepçën ndërmarrje të veçantë publike, atëherë “nuk do të mbetet asgjë nga Republika e Kosovës si shtet sovran”.

Edhe Thaçi, edhe Kurti i kanë bërë këto komente pas homazheve për heroin Zahir Pajaziti, transmeton rel.

UBT

Javë më parë, Kuvendi i Kosovës ka miratuar me procedurë të përshpejtuar ligjin “për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre”, pasi ka hequr nga rendi i ditës çështjen e pronësisë se kombinatit metalurgjik “Trepça”, në kuadër të diskutimeve për ta shndërruar këtë kombinat në ndërmarrje publike.

Miratimi i ligjit ka siguruar votat e partive të koalicionit qeverisës, por jo edhe të atyre në opozitë.

Çështja e statusit të kombinatit është bërë edhe shkas i protestave të partive politike në opozitë më 27 janar, që kanë eskaluar në përplasje të rrepta ndërmjet protestuesve dhe forcave të rendit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.