Milaim Limoni drejtor në vend të Venera Dërmakut
Kamenicë – Begzad Sinani në fund të vitit 2016 ka bërë një ndryshim tek drejtoria e kulturës. Në vend të Venera Dërmakut Rexha, drejtor ka emëruar Milaim Limonin kryetar i OVL në Kamenicë.
Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit tani e tutje do të drejtohet nga Milaim Limoni kryetar i OVL në Kamenicë dhe anëtar i kryesisë së OVL-së në Prishtinë.
Sinani e ka falënderuar drejtoreshën e deritanishme Venera Dërmakun – Rexha për kryerjen e punëve me përgjegjësi të lartë profesionale.
Ndërkaq për drejtorin e ri ka thënë se po e nderojmë kontributin dhe sakrificën e të gjithë dëshmorëve, dhe veteranëve për liri./rajonipress/


