Eko Higjiena

Hoti: Politikat fiskale do të mundësojnë fuqizimin e sektorit privat

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Politikat e institucioneve të vendit e posaçërisht ato fiskale duhet të jenë në shërbim të fuqizimit të sektorit privat, duke pasur parasysh rëndësinë që ky i fundit ka për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Ky konkluzion doli nga takimi i sotëm i Ministrit të Financave Avdullah Hoti me anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, shprehu gatishmërinë e anëtarëve të kësaj organizate për dialog konstruktiv me Ministrinë e Financave dhe me Qeverinë e vendit në përgjithësi për çështjet që afektojnë bizneset dhe mjedisin e të bërit biznes.

Zeka tha se beson se Ministria e Financave do të vazhdojë të shtyjë përpara disa prej iniciativave të nisura më parë për lehtësira fiskale për investimet e reja.

Në anën tjetër, Ministri Hoti theksoi rëndësinë që ka fuqizimi i mëtejmë i dialogut ndërmjet komunitetit të biznesit dhe institucioneve për hartimin e politikave dhe ligjeve të cilat lehtësojnë mjedisin afarist. Në këtë kontekst ai shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Financave që të bashkëpunojë dhe të marrë në konsideratë rekomandimet direkte të bizneseve, si në çështjet e lehtësirave fiskale e deri te ndryshimet e ligjeve të ndryshme.

Mobi Casa

Në mesin e përpjekjeve momentale të Ministrisë që ai drejton, Ministri Hoti përmendi diskutimet për uljen e pragut të TVSH-së, shtimin e përpjekjeve për luftimin e ekonomisë joformale, analizimin e mëtejmë të propozimit për pushime tatimore, lehtësirat e tjera fiskale të cilat do të mundësonin pozitë të barabartë konkurruese midis prodhuesve të industrive të caktuara dhe produkteve të importuara. Ai tha se Qeveria do të konsiderojë zgjerimin e listës së produkteve të liruara nga detyrimet doganore, më konkretisht të lëndëve të para të cilat nuk prodhohen në Kosovë.

Pavarësisht presionit për mbledhjen e më shumë të hyrave buxhetore, Ministri Hoti tha se është synim i Qeverisë së vendit që të mos ketë rritje të normave tatimore dhe se secili ndryshim i mundshëm, posaçërisht i normave të akcizave do të diskutohet paraprakisht me komunitetin e biznesit. Më tej ai shtoi, se Ministria e Financave dhe të gjithë dikasteret e tjera qeveritare do të kenë vëmendje të posaçme për investitorët e huaj.

Duke u përgjigjur në çështjet e ngritura nga bizneset për rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, Ministri Hoti premtoi rritjen e efikasitetit të këtij institucioni, duke shtuar se pjesë e këtyre përpjekjeve është edhe bashkimi i Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës në një organizatë të vetme, përmes një procesi gradual.

Edhe pse nuk është në fushëveprimin e Ministrisë që ai drejton, Ministri Hoti u përgjigj edhe në çështjet e shumta të adresuara lidhur me detyrimet që burojnë nga zbatimi i marrëveshjes kolektive, duke shtuar se Qeveria e vendit nuk e sheh me interes rëndimin e barrës mbi sektorin privat dhe se lidhur me këtë çështje do të ketë diskutim gjithëpërfshirës./tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.