Fundamenti

A do ta ftojë Shqipëria Shkëlzen Gashin? Përgjigjet De Biasi!

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka një lajm të mirë për sulmuesin kosovar të Baselit, Shkëlzen Gashin.

Në një prononcim për gazetën nga Shqipëria, “Sport Plus”, De Biasi ka thënë që shpejt do ta ftojë Gashin, teksa ka folur edhe për shpresat e Shqipërisë për kualifikimin në Kampionatin Evropian “Francë 2016”.

Mobi Casa

“Shkëlzen Gashi është një futbollist kualitativ dhe mund të them që do ta ftojë edhe atë në Kombëtaren e Shqipërisë. Sa i përket gjasave për kualifikim, unë jam optimist që do të shkojmë në Francë, edhe pse do të jetë e vështirë. Vendimtare do të jetë ndeshja e radhës, ndaj Armenisë”, ka deklaruar De Biasi, transmeton Tribuna.

Shqipëria pret Armeninë në stadiumin e Elbasanit më 29 mars.