Eko Higjiena

Bordi dhe menaxhmenti, fajtorë për uljen e pagave në PTK

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Tregti dhe Industri, Muhamet Mustafa ka thënë se për uljen e profitit dhe performancës së Postës dhe Telekomit të Kosovës, bordi dhe më pas menaxhmenti i kësaj kompanie janë fajtorë.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”, Mustafa ka thënë se ulja e pagave që ka ndodhur në PTK është dashur të ndodhë edhe për anëtarët e bordit, por dhe menaxhmentit.

“Përgjegjësia në rend të parë është e bordeve të tyre dhe menaxhmentit të tyre. Fatkeqësisht, kultura e përgjegjësisë dhe llogaridhënies nuk është e ndërtuar as vënë në veprim në vendin tonë. Bordet duhet t’u japin llogari Kuvendit dhe Qeverisë”, tha ai.

Mobi Casa

Mustafa thekson se Bordi dhe menaxhmenti kanë faje për uljen e rrogave.

“Sigurisht bordi është fajtori kryesor, pastaj edhe menaxhmenti. Por ne si Kuvendi dhe Qeveri duhet ta kërkojmë përgjegjësinë nga bordi, kurse ky nga menaxhmenti”.

“Nuk kam një informatë të saktë për këtë, por menazhmenti duhet ta ketë dërguar këtë propozim në bord, sepse ekziston një zinxhir përgjegjësie. Do të ishte normale që, nëse ulen pagat për shkak të rënies së performancës, kjo ulje t’i përfshinte bordin dhe menaxhmentin, bile në rend të parë këta”, ka thënë Mustafa. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.