Lajm i keq për Valon Behramin
Sipas mediave gjermane, Valon Behrami, do t’i mungoj Hamburgut në gjashtë ndeshjet e para të pjesës së dytë të kampionatit.Pjesa e dytë se zonit në Bundesligë do të filloj këtë fundjavë. Por, për mesfushorin e Hmaburgut, Valon Behramin, do të ketë ende pushim.
Sipas gazetës gjermane, Bild, mesfushori kosovar pritet të mungoj Hamburgut në gjashtë ndeshjet e para të pjesës së dytë të kampionatit.
Ai ka operuar gjurin gjatë pushimit dimëror, por shërimi ka shkuar më ngadalë se sa është pritur. Ai pritet të jetë i gatshëm për ekipin vetëm në fund të shkurtit.
“Unë shpresoj se Valon do të rikthehet sa më shpejtë që është e mundur. Por, shanset nuk janë edhe aq të mira, dhe një rikthim në fushë në fillim të sezonin ka kaluar tashmë”, ka deklaruar drejtoi i Hamburgut, Peter Knäbel.


