UBT

Kompania e Lushtakut fiton edhe një tender 7-milionësh nga KEK’u

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Pasuria e familjes Lushtaku do të rritet për afro shtatë milionë euro nga një tender i ri që është dhënë nga Korporata Energjetike e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Kompania “Security Code”, pronë e Milazim Lushtakut dhe Esat Tahirit, është shpallur fituese e tenderit për ruajtjen dhe sigurimin e objekteve të KEK-ut. Vlera e tenderit është 6.879.403.20 euro, ndërsa kohëzgjatja e kontratës së dhënë më 22 dhjetor 2014, është 36 muaj.

Pronarët e kompanisë, Milazim Lushtaku dhe Esat Tahiri, janë njerëz të afërm të kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku. Njëri është djali i vëllait të tij dhe tjetri ish-truprojë.

FIDANISHTJA

Që të tre janë të akuzuar nga Prokuroria për tenderin e njëjtë që i kishte dhënë KEK-ut dy vjet më parë. Aktakuza është ngritur javën e kaluar dhe përfshin edhe drejtorin e KEK-ut,

Arben Gjukaj, kryetarin e Organit Shqyrtues të Prokurimit, Hysni Hoxha, shefin e prokurimit në KEK, Driton Pruthi, dhe ekspertin në OSHP, Azem Duraku.

Prokuroria pretendon se tenderi i kaluar mbi gjashtë milionë euro i është dhënë kompanisë me anë të shkeljeve të mëdha ligjore dhe nën presionin e Sami Lushtakut.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.