FIDANISHTJA

PDK: Qeverisja e Kllokotit e dështuar dhe e dëmshme për qytetarët

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kllokot – Qeverisja nga Lista Serbe e Streqko Spasicit dhe e LDK-së së Hasan Rashitit edhe këtë vit po e përfundojnë me dështime të mëdha të cilat i kanë përjetuar rënd qytetarët e kësaj Komune. Kjo qeverisje që nga marrja e mandatit është vlerësuar si qeverisje jo funksionale, jo efikase dhe e dështuar në plotësimin dhe jetësimin e projekteve të cilat ishin të gatshme për funksionim thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Kllokot.

Reagimi i plotë

Vlen të theksohet se ky koalicion nuk është fokusuar asnjëherë në zhvillimin ekonomik dhe social,vgjithashtu nuk është bërë asnjë investim në infrastrukturë dhe shërbime qe tri vite qeverisje nga ky Koalicion.

Këtë qeverisje në Komunën e Kllokotit nga ana e këtyre dy partnerëve e kemi konsideruar të dëmshme dhe jo efikase për shumë arsye të cilat edhe qytetarët i kanë përjetuar për së afërmi.

Që nga fillimi i kësaj qeverisje janë bërë largime nga puna në mënyrë kundër ligjore, janë punësuar militant partiak dhe familjarë të pushtetit, janë bërë shpenzime të mëdha buxhetore në karburante, dreka dhe darka, janë bërë largime nga puna në baza politike të urrejtjes dhe inatit politik, janë bërë shkelje të mëdha nga ana Kryetarit Spasic edhe duke mos respektuar dhe ndryshuar vendimet e legjislativit të cilat i kemi konsideruar si veprime të dëmshme dhe vepër penale ndryshimin e vendimeve të legjislativit nga ana e ekzekutivit në Kllokot.

FIDANISHTJA

Kjo qeverisje e Streqko Spasicit dhe Hasan Rashitit nuk kanë bërë asnjë investim në asnjë fshat të Komunës Kllokotit, në fshatin Mogillë nuk është bërë qoftë një investim më i vogli nga ana e Komunës, nuk janë jetësuar për funksionim as projektet e mbetura në gjysmë nga qeverisja e kaluar,vlen të ceket qendra e mjekësisë familjare në Mogill që ende nuk është funksionale,asnjë investim në infrastrukturë dhe në shërbime.

Edhe investimet e bëra nga miqtë tan ndërkombëtar, investimet e huaja nuk janë jetësuar në funksionim, është çerdhja për fëmijë, qendra e mjekësisë familjare në Kllokot që nuk ofron asnjë shërbim për komunitetin Shqiptarë, përkundër premtimeve të Hasan Rashitit në ditën e inaugurimit të objektit se kjo qendër do të ketë staf edhe nga komuniteti Shqiptarë dhe do të ofron shërbime për të gjithë mbetet gënjeshtër e madhe që i bëri qytetarëve. Edhe Shtëpia e Kulturës,objekti për Zyre të Komuniteteve(organizatave të ndryshme) nuk janë jetësuar në funksionim.

Vlen të ceken edhe emërtimet e rrugëve në gjuhen e urrejtjes dhe provokimit nëpër shumë lagje të banuara me Shqiptarë dhe Serb nga ana e Komunës, vendosja e mbishkrimeve të ndryshme me stemën dhe emrin e Republikës Serbe në Institucionet Komunale të ndërtuara nga Qeveria e Republikës Kosovës si veprime të cilat janë bërë në kundërshtim të Ligjeve të Kushtetutës së Republikës Kosovës.

Streqko Spasic dhe Hasan Rashiti gjithë energjinë e tyre e kanë shpenzuar duke vajtur poshtë e lart nëpër gjykata të Kosovës për veprime dhe shkelje të rënda të ligjeve nga këta partner të pa ndashëm. Streqko Spasic u dënua për keqpërdorim të detyrës Zyrtare dhe është edhe në tri procese të ndryshme gjyqësore së bashku me Hasan Rashitin dhe do të përballen me drejtësinë për të gjitha veprimet e tyre kundër ligjeve të Republikës Kosovës.

Viti 2017 do të jetë Viti i fundit i kësaj qeverisje të Streqko Spasicit dhe Hasan Rashitit, si qeverisje e dëmshme, jo efikase dhe e dështuar thuhet në reagimin e Partisë Demokratike të Kosovës dega në Kllokot./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.