Çfarë i kishte premtuar Bayerni Xherdan Shaqirit?
Kreu i Bayernit të Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka folur rreth transferimit të Xherdan Shaqirit në Itali
Numri një i Bayernit ka thënë që Bayerni i ka premtuar Xherdanit që do ta shqyrtojë mundësinë e transferimit të tij diku tjetër në afatin kalimtar të janarit dhe një gjë e tillë ndodhi.
“Ai pati dy oferta verën e kaluar, por ne i treguam që nuk mund ta shesim”, u shpreh Rummenigge.
“Më pas ne i premtuam se do të bisedojmë përsëri në afatin kalimtar dimëror dhe ne e mbajtëm fjalën”, shtoi tutje kreu bavarez.


