Eko Higjiena

Shënohet 15 vjetori i daljes në skenë të UÇPMB-së

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në fshatin Dobrosin të komunës së Bujanocit sot është shënuar përvjetori i 15 i daljes në skenë të ish Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB).

Dobrosini sot mblodhi qytetarë të cilët përkujtuan daljen për herë të parë zyrtarisht në skenë të UÇPMB-së.

Në këtë manifestim të mbajtur në shkollën fillore “Sami Frashëri”, të pranishëm ishin kryetarët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së për Bujanoc dhe Preshevë, Afrim Agushi e Nazmi Hajredini, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe ish shefi politik Jonuz Musliu, veteranë e familje të dëshmorëve.

Duke përkujtuar dy vëllezërit Saqipi, në manifestim u tha se ata u vranë në punë të vet dhe të pafajshëm.

“Më 26 janar të vitit 2000 ka qenë lindja e UÇPMB-së. Duhet mbrojt popullin shqiptar, luftën. E tërë kjo është sakrificë për të zgjidhë problemin e shqiptarëve” , tha para të pranishëmve kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu.

Kryetari i OVL-së në Bujanoc, Afrim Agushi, duke folur për betejat e zhvilluara mes pjesëtarëve të UÇPMB-së dhe forcave militare e paramilitare serbe, edhe pse ushtarakisht dhe teknikisht të pabarabartë, betejat ishin të denja për lirinë e këtyre trojeve, duke i zmbrapsur sulmet.

Rabit Saqipi, familjar i dy vëllezërve të rënë të Dobrosinit, Isa dhe Shaip Saqipit, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në këtë ditë përkujtimi.

Eco Higjiena

Pas manifestimit të pranishmit kanë bërë homazhe në varrezat e fshatit, me ç’rast janë vënë kurora me lule pranë varreve të dy martirëve të parë të këtij fshati.

Manifestimi i sotëm ishte organizuar nga OVL dhe Bashkësia Lokale e fshatit Dobrosin. /Titulli.com/

Në Tërnoc përkujtohet dëshmori Besim Faiku

Familjarë, qytetarë dhe udhëheqësia e fshatit Tërnoc, sot, në 14 vjetorin e rënies dëshmor të Besim Faikut, kanë bërë homazhe pranë varrit të pjesëtarit të UÇPMB-së.

Babi i dëshmorit, Nazmi Faiku, falënderoi të pranishmit që morën pjesë në shënimit e ditës së rënies së djalit të tij.

“Jemi tubuar sot për 14 vjetorin, ditën kur djali im ra dëshmorë, për këtë popull, për këtë tokë dhe për këtë komb”, u shpreh me këtë rast prindi Nazmi Faiku.

Edhe kryetari i Bashkësisë Lokale të Tërnocit, Agim Haliti, tha se “gjendemi pranë varrit në përkujtim të dëshmorit Besim Faiku, i cili dha më të shtrenjtën, jetën, për të gëzuar këtë liri që sot po e përjetojmë”. /Titulli.com/