FIDANISHTJA

Grupet e interesit kanë ndërhyrë në tenderin 6 milionësh të KEK-ut

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Tenderi 6-milionësh i KEK-ut është njëri prej rasteve më tipike që pasqyron ndërhyrjen e grupeve të caktuara të interesit në vendimmarrje. Kështu tha, kryetari i Organit Shqyrtues të Prokurimit, Hysni Hoxha të hënën në emisionin “Ekonomia me Erëzën” në Klan Kosova.

Hoxha ka thënë se këto ndërhyrje bëhen vetëm për t’i penalizuar ata njerëz dhe ato institucione që guxojnë mos më ja aprovua një ankesë dikujt.

“Ka implikime të caktuara këtu… Janë palët në procedura, aktorët kryesor që nënkuptohen. Unë nuk kam ardhur me e padit askënd siç po me padisin mua”, ka thënë kryetari i Gjykatës së Tenderëve kur është pyetur nga autorja e emisionit Erëza Vela Berisha për emrat e atyre që kanë ndërhyrë në këtë institucion.

Tutje Hoxha ka shpjeguar se kriteri “ekonomikisht më i favorshëm” është aplikuar në rastin e tenderit për sigurimin fizik të objekteve të KEK-ut që e kishte fituar kompania “Security Code” me pronar Milazim Lushtakun.

E ka shfajësuar organin që e drejton në procedurat e prokurimit, duke i bërë përgjegjëse Autoritetet Kontraktuese.

“Ne nuk jemi fajtor për shkeljet eventuale që mund të bëhen. Në qëndrojmë në mes dy zjarreve e shqyrtojmë një ankesë jemi të detyruar ta nxjerrim një vendim dhe sigurisht që ai vendim nuk do t`i pëlqej njërës prej palëve mirëpo ne jemi të detyruar të marrim një vendim” , tha Hoxha.

FIDANISHTJA

Drejtori ekzekutiv i prokurimit në KEK, Ymer Dragusha nuk e mohoi se mund të ketë telashe në prokurim, për shkak se KEK është njëra ndër ndërmarrjet që ka më së tepërmi punë me tenderë.

Përfaqësuesi i organizatës jo qeveritare “FOL” Petrit Zogaj tha se problem më i madh në fushën e prokurimit është pikërisht politizimi.

“Do të ishte rastësi që sot në Kosovë udhëheqësi i një institucioni të pavarur të jetë jashtë partive politike. Duhet të bëhet një pasqyrë e përgjithshme se kush prej njerëzve të partive janë në këto institucione, sepse shumica prej tyre janë totalisht joprofesional
madje kanë edhe të ardhura goxha të mëdha” , tha Zogaj.

Për politizimin në fushën e prokurimit foli edhe përfaqësuesi nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, Abdyl Limani, ndërsa mohoi se shefi i tij, kreu i KRPP-së, Safet Hoxha është i politizuar, siç pretendoi Zogaj i FOL.

Në këtë emision u bë e ditur se gjatë këtij viti do të nis procedura e re e aplikimit për tenderë. Kjo do të bëhet më mënyrë digjitale, variant ky që pritet të eliminojë manipulimet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.