Xhaka e vendos, vazhdon me Gladbachun
Granit Xhaka e ka vendosur se ku do ta vazhdoj karrierën e tij. Ylli kosovar i Përfaqësueses së Zvicrës, dhe ekipit gjerman Borussia Moenchegladbach, do të vazhdoj qëndrimin e tij tek skuadra aktuale, transmeton Telegrafi.
Pas ndeshjes miqësore ndaj Kaiserslautern, Xhaka ka folur për ‘Bild’, duke treguar se janë marrë vesh me babanë e tij dhe menaxherin që të vazhdojnë kontratë me Gladbachun deri në verë të vitit 2019.
“Babai dhe menaxheri im kanë pasur biseda të vazhdueshme me Gladbachun. Unë me të vërtetë jam i lumtur që do të nënshkruajë këtë javë kontratën e re që më mbanë deri në vitin 2019, me opsion vazhdimi. Tani nuk do të ketë shkrime se ku do ta vazhdoj karrierën, më vjen mirë që do të luaj në Gladbach edhe për katër vite tjera”, deklaroi Xhaka. /Telegrafi/


