ARKATANA

“Dashnori i nënës time” pritet jashtëzakonisht mirë nga publiku gjilanas

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Festivali i Dramës Shqipe “Talia e Flakës 2015”, i cili po mbahet në Gjilan në kuadër të manifestimit shumëkulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2015”, ka vazhduar mbrëmë me shfaqjen “Dashnori i nënës time” të Teatrit Kombëtar të Kosovës, ku në mesin e qindra të pranishmëve në publik ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Shfaqja me autor Adem Mikullovcin dhe me regji të Ilirjana Arifit është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku gjilanas, ku luajtën doajenët e njohur të teatrit Adem Mikullovci e Leze Qena, pastaj Sheqerie Buqaj, Ylber Bardhi etj.

Dy rolet e dashnorëve të para 35 vjetësh në këtë shfaqje i interpretuan tejet bukur dy doajenët e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Adem Mikullovci atë të Zymrytit dhe Leze Qena atë të Jalldëzit.

Pasuria milionëshe që Zymryti tha se i posedon, i ndryshoi mendjen djalit të Jalldëzit, Ilirit, për një martesë me nënën e tij, të cilës i kishe vdekur burri pesë vite më parë, por që në fund doli se Zymryti nuk e posedon atë pasuri.

FIDANISHTJA

Kritika e shfaqjes në përbërje: Nehat Islami, Josif Papagjoni e Arian Krasniqi, e vlerësoi lartë realizimin e kësaj shfaqje, që publiku gjilanas i duartrokiti gjatë dhe pas shfaqjes.

Dramaturgu Arian Krasniqi e ka përgëzuar regjisoren Ilirjana Arifi lidhur me faktin se aktorët e brezave në këtë shfaqje kanë funksionuar shumë mirë.

Ndërsa, dramaturgët Josif Papagjoni e Nehat Islami thanë se prej 3 komponentët kryesor të shfaqjes që janë dramaturgjia, regjia e aktrimi, ka dominuar më shumë komponenti i fundit.

Përndryshe, sonte në natën e katërt të Festivalit të Dramës Shqipe “Talia e Flakës 2015” jepet shfaqja e Teatrit Dodona “Trangullat”, me autor Jahi Jahiu dhe me regji të Agim Selimit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.