Eko Higjiena

Ndikimi i Sami Lushtakut, vendimtar në tenderin 6-milionësh

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Dy takime të Sami Lushtakut me zyrtarët e KEK-ut ishin përcaktues se në llogarinë e kujt do të shkonin mbi gjashtë milionë euro nga një tender. Atë do ta fitonte djali i vëllait të tij, Milazim Lushtaku, ani se kompania e tij, pos që ishte më e shtrenjtë, nuk i plotësonte kushtet ligjore.

Këto kritere as që bëhej fjalë të ishin pengesë për t’u shpallur fitues kompania “Security Code” që kishte konkurruar së bashku me kompaninë WDG, pronë e kryetarit të Obiliqit, Xhafer Gashi shkruan sot Koha Ditore.

Hidromorava

Konsorciumi i tyre nuk i kishte licencat e nevojshme të sigurisë, ishte më e shtrenjtë dhe nuk kishte punëtorë të specializuar. Mirëpo të gjitha këto ishin “rregulluar” falë fuqisë së Lushtakëve.

Bashkëpronari i Milazim Lushtakut, Esat Tahiri, ishte kujdesur që të ofronte dokumente fals si “dëshmi” se kishte licenca dhe punëtorë të kualifikuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.