Halimi shënon në fitoren e Stuttgart Kickers
Futbollisti kosovar, Besar Halimi ka vazhduar me formën e tij të mirë. Anëtari i skuadrës gjermane, Stuttgart Kickers ka gjetur golin në ndeshjen miqësore përball ekipit tjetër gjerman Jahn Regensburg, transmeton Telegrafi.
Kickers shënuan fitore me rezultat 4:2, ndërsa Halimi ishte autor i golit të dytë në këtë takim, ndërsa fillimisht në golin e parë kishte asistuar.
Halimi është lojtari kryesor i ekipit gjerman që garon në Bundesliga 3, ku këtë kampionat prinë në listën e asistuesve me 13 të tillë.
21-vjeçari u kërkua nga dy skuadra të mëdha si Dortmund e Benfica, por dëshiroi të qëndroj tek Kickers deri në verë, para se të bëjë hapin e madh në karrierë. /Telegrafi/


