“Trepça” dhe mineralet janë të Kosovës
Ngjarjet e fundit rreth “Trepçës” janë dëshmia e radhës për pasojat që po vuan ekonomia e Kosovës nga mungesa e një vizioni të mirëfilltë ekonomik për zhvillimin e vendit, thotë eksperti i ekonomisë, Hamëz Morina, nga Nisma Ekonomike për Kosovën – ECIKS me seli në Vjenë.
Sipas tij, edhe debatet publike edhe ato në Kuvend, kanë dështuar të bëjnë dallimin e qartë në mes të pasurive që janë në pronë të “Trepçës” dhe atyre që nuk janë.
Sipas tij, kur flitet për këto pasuri, krijohet përshtypja se “Trepça” është pronare e rezervave dhe burimeve natyrore në miniera, gjë që nuk qëndron./zeri/


