UBT

Myftia i Luginës: Telegram ngushëllimi për vdekjen e mbretit të Arabisë Saudite

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Myftiu i Luginës së Preshevës Nexhmedin ef. Saqipi, në emër të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), i shpreh ngushëllimi Ambasadës së Arabisë Saudite, në Tiranë për vdekjen e mbretit Abdullah bin Abdulaziz.

Arabia Saudite, humbi një njeri të madh, një mbret të devotshëm, një burrështetas, i cili për 20 vjet rresht udhëhoqi ndershëm me shtetin dhe popullin e tij.

Uji Dea

Se sa ishte mbreti Abdullah bin Abdulaziz, modest dhe popullor flet ceremonia e varrimit të tij, pa ndonjë publicitet të madh, duke u shoqëruar vetëm nga familjarët e tij për në varrezat publike.

Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, shpreh ngushëllime familjes së mbretit, Arabisë Saudite, Ambasadës së akredituar në Tiranë, si dhe vëllait të tij Salman bin Abdulaziz, i cili u zgjodh mbret për ta udhëhequr vendin, njofton Qendra Informative BIPBM, Bujanoc.