Rama ua thotë gjermanëve: “Me Shqipërinë mund ta shkruajmë historinë”
Valdet Rama po vazhdon përgatitjet me Munich 1860 për stinorin pranveror të Bundesligës 2, ndërsa në një intervistë për mediat gjermane, ai flet edhe për Kombëtaren shqiptare.
Sulmuesi nga Mitrovica, u tregon gjermanëve gjasat që ka Shqipëria për kualifikim në ‘Francë 2016’. “Ne kemi një rast të mirë për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian për herë të parë”, ka thënë Rama për ‘tz.de’, shkruan Tribuna.
Rama po ashtu është ndjerë mirë, kur ka dëgjuar lëvdatat e marra nga Leo Bernd Patzke. “Ajo çfarë foli z.Packe për mua më bënë të ndihem krenar”.
Tutje, ish-lojtari i Valladolidit të Spanjës, tha se të gjithë lojtarët duhet të besojnë në mbijetesën e Munich 1860. (Tribuna)


