Flora Brovina: Jam e shqetësuar për deklaratat e Jabllanoviqit
Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ka thënë se tani e dy javë, ndjehet e shqetësuar për deklaratat e ministrit Aleksandër Jabllanoviq.
“Ky shqetësim është i arsyeshëm, u shqetësuam të gjithë nga një deklaratë e ministrit Aleksandër Jabllanoviq. Jam e shqetësuar si deputete, si ish- kryesuese për personat e pagjetur. Në kohën e vet ky komisioni bëri disa punë të arsyshme për personat e pagjetur. Serbia nuk kërkoi falje, as pas bisedimeve në Bruksel të cilat u quajtën të sukseshme”, ka thënë Brovina në seancën e Kuvendit të Kosovës. /Indeksonline/


