Albin Kurti, shembull i mirë për liderët e Luginës
Mos rikandidimi i sërishëm i Albin Kurtit për postin e kryetarit të Lëvizjes “Vetëvendosje!”, është një shembull i mirë për skenën politike të Luginës së Preshevës dhe liderët e saj legjendarë.
Heqja dorë nga pozita e kryetarit të partisë dhe lirimi i të tjerëve të, të përfshihen në udhëheqje politike, është një gjest parimor në zhvillimin, afirmimi dhe promovimin e vlerave politike.
Tërheqja e Albinit për të mos qenë i pari në Vetëvendosje, nuk do të thotë dëmtim i partisë, por një rilindje e saj.
Akti meritor i Albin Kurtit, duhet të merret si model për liderët shumëvjeçarë të Luginës së Preshevës, të cilët po dalin në pension me postin e kryetarit partiak.
Ja disa shembuj të pazakontë!
Riza Halimi, është kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, që nga themelimi i saj 1991. Plot 24 vjet, ai, me aklamacion zgjidhet dhe rizgjidhet kryetar partie. Po kështu vepron edhe Ragmi Mustafa, drejtues i Partisë Demokratike shqiptare, Jonuz Musliu, kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Skender Destani i Bashkimit Demokratik të Luginës e të tjerë.
Këta kryetarë partish, lëre që janë udhëheqësh shumëvjeçarë të parive, por edhe të funksioneve në pushtete lokale dhe qendrore.
Ky veprim i trashëguar nga sistemi komunist, kur udhëheqësit shpalleshin të përjetshëm dhe ktheheshin në mit e kult si Mareshali Tito, Enver Hoxha, Franjo Tuxhmani, Alia Izetbegoviqi etj, po jep rezultate negative në skenën politike shqiptare jo vetëm në Luginë.
Viteve të 90-ta u krijuan kultet shqiptare të partive si Lidhja Demokratike e Ibrahim Rugovës, Partia e Prosperitetit e Nevzad Halilit, Lidhja Demokratike në Mal të Zi e Mehmet Bardhit dhe Partia për Veprim Demokratik e Riza Halimit.
Duke qëndruar gjatë në krye të partive, liderët e saj u identifikuan me subjektin, që drejtojnë si: Partia e Rizës, partia e Ragmiut, partia e Jonuzit, partia e Skenderit etj.
Këta liderë politikë dhe institucionalë, duke qëndruar gjatë në krye të partive, krijuan monopole, klane dhe grupacione, të cilat pastaj manifestoheshin me formimin e krahëve dhe partive të tjera.
Nga Partia për Veprim Demokratik, lindën edhe shumë parti të reja si Partia Parlamentare e Naser Azirit, Bashkimi Demokratik i Luginës nga Skender Destani, Partia Demokratike e Nagip Arifi dhe Unioni Demokratik Shqiptar nga Rahmi Zulfiu etj.
Disa nga udhëheqësit e partive të reja të dala nga PVD, kanë gëzuar privilegje të shumta, deri në kryetar komunash.
Ngjashëm ka pësuar edhe Lëvizja e Progresit Demokratik e Jonuz Musliut, nga i cili subjekt doli Lëvizja Kombëtare Shqiptare LKSH e Orhan Rexhepi, pasja Unioni demokratik Shqiptar, dega në Bujanoc, me në krye Rexhep Fejzullahu.
Lëkundje kanë pasuar edhe subjektet e tjera, të cilat nuk janë të pakta në numër në Luginë të Preshevës.
Lindja e partive të shumta erdhi si rezultat i mospajtimeve mes kreut udhëheqës të subjekteve politike dhe anëtarëve tjerë të kryesisë.
Nuk thuhet kot: Liderizmi është sëmundje e popujve të prapambetur./rajonipress/
Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc


