ARKATANA

Krasniqi flet para duelit kundër Brahmerit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Haxhi Krasniqi po vazhdon përgatitjet e tij për meçin për titull kampion bote me Juergen Brahmer. Boksieri nga Juniku i Kosovës po stërvitet në Malet e Munihut.

Sipas asaj që shkruan “mittelbayerische.de”, boksieri kosovar në tri javët e para duhet të stërvitet nga nëntë orë në ditë. “Unë jam rritur në një fshat në Kosovë, që i ngjan këtij ku jam tani dhe i cili më ka bërë të fortë fizikisht dhe mentalisht”, thotë Krasniqi, transmeton Tribuna. “Këtu më duket sikur marrë doping të lirë”, shton ai.

Uji Dea

Telefoni nuk i punon, kurse kontaktet me familjen dhe miqve i ka reduktuar në minimum. 27-vjeçari thekson se vetëm në këtë mënyrë mund ta fitojë titullin e kampionit të botës. “Jam i lumtur që e kam pranuar të stërviti këtu, sepse vetëm me punë mund të bëhesh kampion bote”.

Meçi Krasniqi – Brahmer zhvillohet më 21 mars.