UBT

Ndahet nga jeta Shemsije Haliti – Kadriu, ish administratore e Gjykatës

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Sot me datë 22.01.2015, pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë Administratorja e Gjykatës Themelore të Gjilanit, Shemsije Haliti-Kadriu.

Shemsije Haliti-Kadriu është lindur me 09.05.1970, ajo kishte të kryer Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.

Rreth 12 vite ka punuar në Gjykatën Themelore të Gjilanit, së pari si referente, ndërsa për disa vite Administratore e Gjykatës.

KKVITI

Kryetari dhe stafi i Gjykatës Themelore të Gjilanit shprehin ngushëllimet më të thella familjes se Administratores.

Nesër me datë 23.01.2015 është paraparë të mbahet një mbledhje komemorative të organizuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit.

Mbledhja komemorative do të mbahet nga ora 10:00 në Teatrin e Qytetit të Gjilanit. Ndërsa pasdite do të bëhet edhe varrimi thuhet në njoftimin e Gjykatës së Gjilanit./rajonipress/