Mobi Casa

Edhe Partia e Fatmir Limajt në përkrahje të protestave kundër Jabllanovicit

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Nisma për Kosovën, me anë të një komunikate ka lajmëruar se përkrah protestat e së shtunës. Në komunikatë thuhet se Nisma për Kosovën me shqetësim ka përcjellë zhvillimet e fundit në vend.

“Qytetarët e Kosovës me shumë të drejtë kanë filluar që përmes protestave të organizuara në shumë qytete të Kosovës të shprehin shqetësimin e tyre për zhvillimet e fundit në vend.”

FIDANISHTJA

“Duke i konsideruar të drejta shqetësimet e tyre Nisma për Kosovën përkrah protestën që do të organizohet të shtunën me datë 24.01.2015”.

Nisma fton të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj që të marrin pjesë në protestë.