Lapidari është harruar nga të zgjedhurit e popullit, qytetarët të zgjohen
Përfaqësues të jetës shoqërore, politike e mediale në Luginë kanë vlerësuar se 2 vite pas heqjes së lapidarit në Preshevë, situate mbetet akoma e rëndë duke rrezikuar edhe shumë çështje tjera me interes për pakicën shqiptare që jeton këtu.
Në një emision televiz të mbajtur në RTV “Aldi” në Preshevë kanë folur Nehat Hyseni, veprimtar i proceseve të ndryshme politike e shoqërore në Luginë që nga vitet e nëntëdhjeta dhe tani analist politik, Sevdail Hyseni njohës i politikës, botues i disa mediave të shkruar shqip në Luginë dhe drejtues i shoqërisë “Perspektiva” në Bujanoc, Baki Rexhepi gazetar në Radio Televizioni e Kosovës dhe Belgzim Kamberi gazetar dhe drejtues i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Preshevë.
Diskutuesit vlerësuan se ishte një papërgjegjësi e institucioneve lokale e politike për mos mbrojtjen e vlerave të atyre që u flijuan për të mirën e Luginës, ndërsa më e keqja është se kujdesi ndaj kësaj kategorie nuk kujdeset askush.
Gjithashtu është shtruar kërkesa që përveç pllakës përkujtimorë të mësojnë më shumë nxënësit shqiptar për idealet e tyre për një jetë më të mirë në Luginë të Preshevës./titulli/


