Mërgim Mavraj flet për Guardiolën dhe Neuerin
Mbrojtësi kosovar i Kombëtares së Shqipërisë, ka folur rreth Bayernit të Munichut
Në një prononcim për mediet gjermane, mbrojtësi i Kolnit, Mërgim Mavraj, ka folur rreth gjigantit bavarez, trajnerit Pep Guardiola, portierit Manuel Neuer dhe mbrojtësit Dante.
“A më ka thirrur Guiardiola? Jo, ende (qesh). Ai është një trajner i madh që kërkon cilësi të mëdha. Ndryshe nga ai, që preferon pasime të shkurtra, trajneri ynë nuk dëshiron që të rrezsikojmë aspak. Largimi i topit është mënyra më e mirë”, deklaroi Mavraj, transmeton Tribuna.
“Bayerni ka skuadër të madhe, që ndihmohet shumë edhe nga portieri Neuer. Ai luan sikur të ishte mbrojtës. Dante? Padyshim njëri ndër mbrojtësit më të mirë. Ai është mbrojtës modern dhe unë kam se çfarë të mësoj nga ai”, shtoi Mavraj. /Gazeta Tribuna/


