United Hospital

Në çështjen e Trepçës është futur një dreq i madh, thotë ish-ministri Fadil Ismajli

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, thotë se nuk e di se çka ndodhi që nuk u procedua të hënën projektligji për Trepçën në Kuvend. Ismajli thotë se ka takuar edhe ministrin e ri e edhe kryeministrin para seancës së Kuvendit, por nuk e di se çka ndodhi më pas.

Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, thotë se nuk e di se çka ndodhi që nuk u procedua të hënën projektligji për Trepçën në Kuvend. Ismajli thotë se ka takuar edhe ministrin e ri e edhe kryeministrin para seancës së Kuvendit, por nuk e di se çka ndodhi më pas.
Në emisionin “Rubikon” të KTV’së, ai tha se për çështjen e Trepçës është “futur një dreq i madh”.

“Dua të shprehë shqetësimin që në këto momente në galertitë e minierave të Trepçës vazhdon greva e minatorëve. Pjesët e ndërmarrjeve shoqërore mund të tërhiqen nga AKP’ja dhe të shndërrohen në ndërmarrje publike”, ka thënë Ismajli.

“Në esencë, para të hënës, kam qenë në kontakt edhe me ministrin dhe kryeministrin që të ecet në të njëjtën rrugë. Këtu u fut një dreq i madh që thonë prej të hënës e këndej. Nuk mund të prejudikoj a ka pasur apo nuk ka pasur zgjidhje tjetër por për mua është non sens që të themi edhe tri vitet e ardhshme Trepça të mbetet edhe më tutje në lakun në të cilin po e ngulfatë tash e 15 vjet. Zgjidhja më e shpejtë është të procedohet ligji”, ka thënë veç tjerash Ismajli.

ARKATANA

Ndërkaq Dastit Pallaska, ka folur për problemin e Trepçës në aspektin juridik.

“Në aspektin jurudik, falimentimi është një lloj shpëtimi i një kompanie. Ndonjëherë falimentimi shpallet për t’u ndalë afarizmi i keq”, thotë Pallaska.

“Në momentin kur një ndërmarrje operon me bilanc negativ, ose kreditorët ia kërkojnë shpalljen e falimentimit ose vetë kërkesat”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.