Mobi Casa

Komuna e Kamenicës mbështet dy sportistë kamenicas për “Olimpiadën Rio 2016”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Është nënshkruar marrëveshja e memorandum bashkëpunimit mes kryetarit të Komunës z.Begzad Sinani dhe zotit Besim Hasani, president i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Komiteti Olimpik i Kosovës bazuar në kriteret e Solidaritetit Olimpik të KON-it, sipas propozimeve të Federatave Sportive Olimpike të Kosovës, të sporteve individuale, ka përzgjedhur Ekipin Kombëtar Olimpik të Kosovës, në përbërje të së cilës janë edhe dy sportistët e Komunës së Kamenicës, Musa Hajdari, atlet dhe Vijona Kryeziu atlete.

Komiteti Olimpik i Kosovës, nga Fondi i Solidaritetit Olimpik për Bursa RIO 2016, do të akordoj për sportistin : Musa Hajdari dhe sportisten Vijona Kryeziu me nga 333,34 Dollar.

FIDANISHTJA

Përveç kësaj KOK do të përkujdeset për sigurimin e dërgimit të sportistëve në kampe stërvitore të nivelit të lartë ose për sjelljen në Kosovë të ekspertëve të nivelit të lartë në funksion të rritjes së perfomancës së sportistëve.

Komuna e Kamenicës, përmes Drejtorisë për Kulturë , Rini dhe Sport, atletëve Musa Hajdari dhe Vijona Kryeziu të ju ndajë shumën prej 137 Euro, në bazë mujore për 20 muaj.

Përveç kësaj, Komuna brenda mundësive të saj, por edhe në partneritet me sektorin privat do të përkujdeset për sigurimin e ambient të përshtatshëm për ushtrime të papenguara dhe efikase për atletet Musa Hajdari dhe Vijona Kryeziu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.