Fundamenti

Krasniqi: Votimi i djeshëm ishte antikushtetues

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ish kryeparlamentari Jakup Krasniqi deklaroi se të dy votimet e djeshme janë antikushtetuse, pasi Kushtetuta e Kosovës njeh vetëm një 2/3 dhe atë vetëm 2/3 e gjithë deputetëve te Kuvendit të Kosovës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ai shprehet se rregullorja e Punës se Kuvendit e njeh dy të tretën e shumicës prezentë, por kjo bie ndesh me dy të tretën e Kushtetutës.

UBT

Ai thotë se edhe Kushtetuta e Shqipërisë e njeh 3/5 (84 deputetë) nga të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, edhe praktikat tjera kur flasin për 2/3 apo shumicën absolute (50%+1), askund nuk i referohen shumicës prezentë, por shumicës si tërësi e Kuvendit.

“Neni 84 i Rregullores i referohet veç asaj edhe Kushtetutës dhe praktikës standarde. Në këtë rast Rregullorja bie ndesh me Kushtetutën dhe praktikën standarde evropiane. Sipas kësaj që u tha më lartë, te dy votimet e djeshme, elektronik dhe me ngritje dore, nuk e kanë arritur 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Për tu kaluar kërkesa e qeverisë është dashur të votojnë më se paku 80 deputet”, thekson Krasniqi.