ARKATANA

Shpëtimtarët e Erionit po përballën me akuza e kërcënime

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Dy personat kryesorë që kontribuuan në kthimin e Erion Zenës (8) nga Siria nuk i kanë punët mirë. Për njërin prej tyre të hënën është ngritur aktakuzë për vepra të rënda penale përderisa tjetri është detyruar të largohet nga shteti “si pasojë e kërcënimeve”.

Ndaj Fitim Lladrovcit, i dyshuar për pjesëmarrje në organizatat terroriste “ISIS” dhe “Al- Nusra”, që kishte bashkëpunuar me autoritetet kosovare, duke mundësuar kthimin e Erionit nga Siria, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për veprat penale:

“Organizimi ose pjesëmarrja në grup terrorist” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Kurse Suad S., kushëriri i nënës së Erionit, Pranvera Abazi, thuhet të ketë emigruar nga Kosova për shkak të kërcënimeve që ka pranuar lidhur me kontributin që dha në kthimin e 8-vjeçarit në Prishtinë, shkruan Koha Ditore.

Mobi Casa

Për ngritje të aktakuzës ka njoftuar Prokuroria Speciale përmes një njoftimi, në të cilin thuhet se i pandehuri Fitim Lladrovci me pseudonimin “Fita”, më datën 8 dhjetor 2013, ka udhëtuar nga aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” për në Stamboll, prej nga me automjete të ndryshme ka shkuar në një qytet afër Aleppos, në Republikën Arabe të Sirisë…

“Suadi ka qenë i kërcënuar vazhdimisht për shkak se ka ndihmuar kthimin e Erionit. Ai ka ikur nga Kosova së bashku me familjen për këtë arsye”, i ka thënë një burim gazetës.

Se kush e ka kërcënuar Suad S., autoritet kosovare nuk kanë dashur të japin informata me arsyetimin se behët fjalë për “të dhëna konfideniale”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.