ARKATANA

Aprovohet propozimi për ndryshimin e ligjit për Trepçën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme aprovoi propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e projektligjit 04/L-35, për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre.

Ky ndryshim u vendos në mënyrë unanime nga te gjithë anëtarët qe ishin të pranishëm, i cili hyri menjëherë në fuqi dhe ju bashkëngjit planit legjislativ.

Sipas një komunikate për media nga Qeveria thuhet se qëllimi i këtij projektligji është përmirësimi i afateve kohore për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara nën administrim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, më qëllim të rehabilitimit të këtyre ndërmarrjeve dhe rikthimi i qëndrueshmërisë së tyre si biznese profitabile dhe me përfitime për ekonominë e Republikës së Kosovës.

UBT

Projektligji për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Riorganizimin dhe Ndryshimin e Ndërmarrjeve të Caktuara dhe Pasurisë së Tyre, ndryshon nenin 22, që rregullon afatet për përgatitjen dhe implementimin e planit të administratorit për riorganizim.

Projektligji parasheh afatin prej 18 (tetëmbëdhjetë) muaj për riorganizimin sipas planit ndërsa të njëjtin Gjykata mund ta zgjas edhe për 18 (tetëmbëdhjetë) muaj, d.m.th. gjithsejtë 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj pas një apo më shumë kërkesave të dorëzuara në Gjykatë nga administratori./tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.