ARKATANA

“Ma mirë t’isha edhe unë i dekun”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

“Ma mirë t’isha edhe unë i dekun”, ankohet Bilall Bilalli, një nga të paktët që i pati mbijetuar 16 vjet më parë masakrës së Reçakut. “Tash na kanë vra për s’gjalli”, thotë ai.Plaku rreth të 70-ave, në 15 janarin e 1999-s ishte pjesë e grupit prej dhjetëra civilësh që ishin strehuar në shtëpinë e Sadik Osmanit, pas një sulmi të forcave serbe në Reçak.

Kur policia dhe ushtria e regjimit të Slobodan Milosheviqit i kishin gjetur, i kishin nxjerrë jashtë në oborr, i kishin dërrmuar dajak, i kishin urdhëruar që në rresht të ngjiteshin shpatit në drejtim të malit, tek një vend që quhet “Gropa e Bebushit”, ku edhe kishin shtënë rafalë mbi ta.

Numri i burrave të ekzekutuar aty ishte 24. Bilallin nuk e kishin kapur plumbat. E, katër të tjerë kishin mbërritur të iknin, tek zhvillohej drama.

FIDANISHTJA

Të njëjtën ditë, në pjesë të tjera të fshatit ishin vrarë edhe shumë gra e fëmijë. Ishin gjetur të sakatuar. Një ishte gjetur pa kokë. Një grua nuk është gjetur ende.

E marta e kësaj jave ishte një ditë e acartë. Bilalli kishte dalë në qendër të fshatit dhe po i çante dertet me një bashkëmoshatar dhe me disa fqinjë të tjerë të tij më të rinj në moshë.

Ankohej se e kaluara po harrohej. Ankohej se pushteti nuk dëshmoi pikë kujdesi as për të rënët e as për ata që mbetën gjallë. Ankohej edhe për zërat e zyrtarëve qeveritarë që po i quajnë “egërsira” familjarët e të zhdukurve dhe të vrarëve në luftën e fundit. /Koha Ditore/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.