Eko Higjiena

Mbi 1500 nënshkrime në peticion: Kallëzim penal ndaj Jabllanoviqit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Më shumë se 1500 nënshkrime janë mbledhur që nga ora 11:00, kur ka nisur peticioni për kallëzim penal ndaj ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksander Jabllanoviq. Shkendije Hoda, nga Këshilli i Shoqërisë Civile, tha se ky kallëzim penal do të dërgohet në Gjykatën Themelore të Gjakovës, do t’i dërgohet kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusarit, kryeministrit Isa Mustafa, si dhe Avokatit të Popullit, Sami Kurteshi, pasi ministri Jabllanoviq ka ofenduar qytetarët e Gjakovës.

Ajo shtoi se tentojnë t’i mbledhin më shumë se 20 mijë nënshkrime, përcjell KP. Hoda pohoi se interesimi i qytetareve është mjaft i madh. Ndryshe, kjo iniciativë do të vazhdojë deri të premten.

ARKATANA

Në tekstin për kallëzim penal kundër ministrit Jabllanoviq thuhet kështu:

“Kallëzim penal kundër Aleksandër Jabllanoviqit, ministër për Kthim dhe Komunitet në Qeverinë e Republikës së Kosovës, për arsye se me datë 06.01.2015, me rastin e festës së Krishtlindjeve ortodokse, në deklaratën e tij në televizione publike ka ofenduar rëndë banorët e Komunës së Gjakovës, pa cilësuar me emër ndonjërin i ka quajtur egërsira. Me këtë rast, Aleksandër Jabllanoviq më ka fyer edhe mua si banor i Komunës së Gjakovës, prandaj duke na fyer publikisht ai ka kryer vepër penale sipas Nenin 147, paragrafit 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ka shkelur Nenin 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në këtë tekst.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.