UBT

Në aksionin e madh humanitar ndihmohen mbi 400 familje vitiase

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Në komunën e Vitisë edhe sivjet është mbajtur aksioni i madh humanitar ku janë ndihmuar mbi 400 familje skamnore të kësaj komune. Ky aksion është realizuar nga Komuna e Vitisë në bashkëpunim me shoqatën “Vitia” nga Gjeneva e Zvicrës dhe të bizneseve vitiase.

Ndihmat të cilat janë shpërndarë sot përfshijnë pako ushqimore për familjet skamnore të cilët jetojnë në territorin e komunës së Vitisë. Kurse shpërndarja e këtyre ndihmave në familjet në nevojë do të bëhet sipas listës që është hartuar nga Komuna e Vitisë me këshillat e fshatrave.

Kryetari i Komunë së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë sot pjesë në këtë aksion humanitar dhe ndër tjerash ai falënderoi të gjithë ata që kontribuuan për t’u dalë në ndihmë familjeve në nevojë dhe atë në prag të festës së vitit të ri.

United Hospital

Kryetari Haliti bëri me dije se në kuadër të këtij aksioni janë ndihmuar edhe dje disa familje të komunitetit pakicë dhe shtoj se gjithsej në prag të vitit të ri janë ndihmuar mbi 400 familje të kësaj komune.

E Xhavit Islami nga shoqata “Vitia” me seli në Gjenevë të Zvicrës, i cili ndër tjerash tha se kjo shoqatë në bashkëpunim me mërgimtarët vazhdimisht janë të angazhuar për të mbështetur ekonomikisht familjet skamnore të kësaj komune.

Përndryshe këto ndihma do të ju shpërndahen sot familjeve skamnore nga të gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë dhe atë përmes këshillave të fshatrave dhe atë në bazë të listës së evidentuar se ku gjenden familjet skamnore./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.