UBT

12 komunave kosovare u është zbritur buxheti

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Me Buxhetin e Kosovës për vitin 2015, 27 komunave u janë zbritur fondet për investime kapitale dhe 12 komunave u janë zbritur fondet për subvencione, krahasuar me vitin 2014.

E gjitha kjo si pasojë e rritjes së pagave të punonjësve publik me vendimin e Qeverisë së Kosovës në prill të vitit 2014.

Sipas KDI-së vetëm shtatë komuna del të kenë rritje të investimeve kapitale (buxhet ky i dedikuar për investime në ujësjellës, kanalizime, shkolla, çerdhe, rrugë etj). Këto komuna janë Prizreni, Drenasi, Graçanica, Rahoveci, Fushë Kosova, Ferizaj dhe Peja.

Mobi Casa

Ndërsa tek vlerësimi i Kryetarëve të Komunave (18 të monitoruara) u informua se nga 126 premtime që janë monitoruar të këtyre kryetarëve, 27 janë realizuar plotësisht, 41 pjesërisht apo të planifikuara, ndërsa 57 kanë mbetur pa u realizuar apo planifikuar.

KDI gjithashtu informoj se vetëm 8 komuna i kanë bërë buxhetet e tyre për vitin 2014 të qasshme online, në ueb-faqe zyrtare, kurse vetëm 14 komuna kanë publikuar raportet e shpenzimeve (nga gjithsej 38 komuna të Kosovës).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.