Mandati i Gjykatës Speciale mund të jetë deri në 2025-n
Profesori i së Drejtës Penale, Ismet Salihu dhe avokati Tomë Gashi, kanë thënë se Gjykata Speciale pritet ta fillojë punën gjatë verës. Sipas tyre, kjo gjykatë mund të ketë mandat deri në 2025-n.
Salihu dhe Gashi janë skeptikë nëse Gjykata Speciale do të funksionojë në bazë të legjislacionit të Kosovës, shkruan “Epoka e Re”.
Ata mendojnë se ekipi vendor do ta bëjë vetëm përgatitjen e infrastrukturës ligjore, me anë të së cilës do të pranohet themelimi i kësaj gjykate.


