ARKATANA

Osmani: Le të testohet anëtarësia për koalicionin LDK-PDK!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kërkuar që të testohet anëtarësia e kësaj partie për koalicionin qeverisë në mes të PDK-së dhe LDK-së. Ajo ka thënë se ky vendim është marrë nga disa individ të cilët janë thirrur në emër të anëtarësisë.

“Le të testohet anëtarësia e LDK-së, për këtë koalicionin me Hashim Thaçin”, ka thënë deputetja Osmani, transmeton gazeta Tribuna.

Ajo ka shprehur bindjen se jo të gjithë deputetët e LDK-së do ta mbështesin Thaçin për president.
“Kundër votimit të qeverisë kanë qenë së paku tetë deputetë të LDK-së, por kundër Thaçit president do të jenë shumë me shumë”, ka thënë Osmani.

Ajo beson se zgjedhjet e ardhshme në LDK do të mbahen mbi parimin një anëtar një votë.

Duke folur rreth kandidaturës së mundshme të saj për ta drejtuar LDK-në, deputetja Osmani nuk e ka mohuar e as pohuar, por ka theksuar se të gjithë kanë të drejtën e kandidimit për postin e kryetarin e LDK-së. /Gazeta Tribuna/

Eco Higjiena

———————————

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se kryeministri Isa Mustafa është duke u treguar i butë në raport me ministrin Aleksandër Jabllanoviq.

Ajo mendon se pas deklaratave të Jabllanoviqit, kryeministri Mustafa është dashur menjëherë ta shkarkoi atë, transmeton Tribuna.

“Kryeministri dhe zyrtarët e PDK-së në qeveri, janë treguar shumë të butë ndaj Jabllanoviqit ai duhet të shkarkohet”, ka thënë ajo. Sipas saj, Mustafa e ka pas rastin që të tregoj fuqinë e tij si kryeministër, por nuk e ka bërë atë.

“Jabllanovqi dhe njerëz të tillë të cilët nuk e respektojnë kushtetutën nuk kanë vend në qeveri”, ka thënë deputetja Osmani. /Gazeta Tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.