KKVITI

“Kosova e Re” përfundon në Kuvend

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

​Shoqëria civile që monitoron sferën energjitike kërkon shpalljen të pavlerë të procesit dhe jo miratimin formal nga Kuvendi.

Ndonëse si projekt ideor me synim të ngritjes së kapaciteteve të reja energjitike, i njohur si TC “Kosova e Re” ka nisur në vitin 2006, për fat të keq institucionet kompetente nuk bënë asgjë, për ta realizuar këtë investim të rëndësishëm për energjitikën në Kosovë.

UBT

Edhe 16 vite pas lufte në sektorin energjitik Kosova po vazhdon të qëndrojë në një nivel të dobët, duke u rënditur në vendin e fundit në rajon dhe Evropë, por edhe duke qenë e varur nga importi i energjisë elektrike.

Në tenderin e hapur qysh në mandatin e qeverisë së kaluar, aktualisht është vetëm një ofertues dhe ende nuk dihet nëse kjo ofertë do të pranohet./Kosova Sot/