Fundamenti

Në Kosovë Milutini, në Preshevë shkulet lapidari i UÇPMB-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Para dy vitesh, pushteti serb, hoqi me dhunë, pllakën përkujtimore kushtuar të rënëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit, të cilën e patën vendosur politikanët shqiptarë në Luginë të Preshevës, transmeton zeri.info.

Sot, pas dy vitesh pushteti serb, krejt lirshëm e vendosi bustin e Kralj Milutinit në mes të Kosovës, dhe nuk u pengua e as kritikua nga qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Isa Mustafa.

Ju kujtojmë se si u hoq lapidary i UÇPMB-së, nga Lugina e Preshevës

Të mërkurën kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, erdhi në Kosovë me gjysmën e kabinetit të tij, ndërsa u prit nga ministrat serbë të kabinetit të Mustafës.

Uji Dea

Shkuan, por pas lanë një shenjë për të treguar që ishin këtu. Shpalosën bustin e Kralj Milutinit, mbreti të Serbisë gjatë periudhës 1282-1321.

I lindur në mesjetë, historia e përshkruan si mbret të ashpër, të pamëshirshëm që ka ushtruar autoritet të dhunshëm edhe në Kosovë e Maqedoni.

Milutin ka themeluar Kishën e Graqanicës, kurse djali i tij ka themeluar manastirin e Deçanit. /Zëri/