FIDANISHTJA

Amerikanët të shqetësuar për numrin e kosovarëve që po luftojnë në Siri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Derisa në të kaluarën Amerikanët kanë vlerësuar dhe respektuar ‘një formë të fesë islame në Kosovë’ siç e kanë quajtur ‘tolerante dhe që e respekton shumëllojshmërinë,’ gjatë dy-tre viteve të fundit ata kanë shfaqur shqetësimet publikisht dhe në forma të tjera për numrin e kosovarëve të rinj që kanë shkuar për të luftuar në Siri dhe radhitjen e tyre me grupet radikale atje.

Shqetësuese për zyrtarë amerikanë kanë qenë edhe fjalimet e disa prej imamëve të Bashkësisë Islame të Kosovës ku mbështetet një lloj ideologjie e cilësuar gjithashtu ‘denigruese ndaj gjinisë femërore, radikale dhe shoviniste’.

Mediat amerikane kanë shkruar për ligjet që janë miratuar ose amenduar që u ndalojnë pjesëmarrjen në luftëra të huaja dhe kanë përmendur vendet që e kanë bërë këtë, si Shqipëria, Kosova, Australia, Bosnja, Franca, Maqedonia dhe Serbia. Në një hartë-grafike të botuar nga mediat amerikane Kosova dhe Shqipëria raportohet të kenë nga rreth 200 luftëtarë në Siri dhe Irak.

Fundamenti

Sipas shifrave të fundit të autoriteteve amerikane numri i rekrutëve që udhëtojnë jashtë vendit për të luftuar vazhdon të rritet në rreth 1000 militantë në muaj të cilët ju bashkohen luftimeve në Siri dhe Irak.

Zyrtarët amerikanë janë të shqetësuar sidomos për rrezikun që paraqesin luftëtarët që kthehen nga vendet e huaja ndërsa vlerësohet se janë 100 deri në 200 luftëtarë nga SHBA që luftojnë me grupet radikale islamike në Irak dhe Siri./RTK/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.