Fundamenti

Diplomatët evropianë adresojnë shqetësime për migrimin ilegal

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Përfaqësues të institucioneve dhe shteteve evropiane në takimet e fundit me liderët shtetërorë të Kosovës kanë kërkuar nga këta të fundit që urgjentisht të merren me problemin e migrimit ilegal të kosovarëve dhe të angazhohen seriozisht për krijimin e një perspektive më të mirë ekonomike, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas burimeve brenda institucioneve të Kosovës, diplomatë të ndryshëm evropianë kanë adresuar shqetësimet në këtë drejtim, duke nënvizuar se viti 2015 duhet të jetë periudha kur zgjidhja e problemit të migrimit legal dhe zhvillimit ekonomik duhet të jetë e listuar si prioritet i lartë.

FIDANISHTJA

“Ikja e njerëzve nga Kosova përmes migrimit ilegal si pasojë e humbjes së shpresës për jetesë më të mirë ka alarmuar bashkësinë ndërkombëtare, sidomos diplomatët evropianë, të cilët këtë shqetësim e kanë adresuar në takimet e zhvilluara së fundi me presidenten, kryeministrin dhe ministrat e linjës të Qeverisë së Kosovës”, ka thënë ky burim.

Sipas tij, ata e kanë bërë të qartë se presin që të shohin përkushtim të qartë nga autoritetet e Kosovës në këto çështje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.