Uji Dea

Januzaj nuk është në planet e Manchesterit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Raportet e fundit të medieve në Britani sugjerojnë se kosovari me pasaportë belge, Adnan Januzaj do të huazohet para përfundimit të afatit kalimtar të janarit, pasi që nuk është në planet e van Gaal.

19-vjeçari ka dështuar që ta bindë holandezin këtë sezon, duke startuar vetëm dy herë në Premier Ligë, duke mos pasur hapësirë kështu që të tregojë aftësitë e veta.

Disa skuadra janë të lidhura me transferimin e të riut, së fundi Aston Villa e Juventusi dhe Daily Mail raporton se një lëvizje afatshkurtër është pranë kompletimit, transmeton koha.net.

Eco Higjiena

Januzaj nuk është në planet e van Gaal pasi që lojtarë si Rooney, Mata e Di Maria konkurrojnë për pozitën e njëjtë, atë pas sulmuesit.

Adnani ka bërë 13 paraqitje në gjithë këtë sezon për Djajtë e Kuq, ku ka luajtur vetëm 27 minuta të kombinuara që nga nëntori.

© KOHA.net