Shala: T’i japim kohë qeverisë
Drejtori ekzekutiv i KMDLNJ-së, Behxhet Shala ka thënë se Qeverinë e Kosovës, e presin probleme dhe sfida të mëdha. Sipas tij, kësaj qeverie i duhet kohë për ta treguar veten.
Ai ka thënë se janë të paarsyeshme dhe të panevojshme greva e paralajmëruar nga Sindikata e Arsimit dhe protestat e shoqatave të luftës.
Sipas tij, këto shoqata po nguten, meqë askush nuk duhet të regjistrohet pa dije në universitet. Shala e ka kritikuar kryeministrin Mustafa për mos shkarkim të ministrit Aleksandër Jablanoviq.
Ai ka thënë se nëse Mustafa nuk arrin të mbijetojë dhe t’i bëjë disa lëvizje si kryeministër, atëherë do të jetë shkaktari i rënies së Qeverisë./Epoka e re/


