FIDANISHTJA

Lutfi Haziri nuk e sfidon Isa Mustafën për kryetar të LDK-së

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Zgjedhjet e brendshme të LDK-së janë paraprë të mbahen në muajin maj ku do të zgjidhet kryetari i ri kësaj partie si dhe Këshilli i Përgjithshëm.

Kryetari i Gjilanit, njëherësh edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri e ka mohuar se do të mund të kandidojë për kryetar të kësaj partie.

“Sa më përket mua, unë jam i angazhuar dhe as nuk kam çka i japë as çka i marrë më shumë LDK-së”, ka thënë Haziri për Indeksonline.

Uji Dea

Ai më pas ka theksuar se LDK-ja e ka vetëm një kryetar dhe se ai është Isa Mustafa.

“LDK-ja e ka vetëm një kryeatrë e ai është Isa Mustafa , edhe ni proces zgjedhor qe ka të bëjë me norma të qarta të kandidatuarave, dhe deri atëherë LDK-ja udhëhiqet prej një njeri dhe procesi zgjedhor është i hapur “, ka deklaruar Haziri./Indeksonline/