Uji Dea

Vrasjet politike, në Gjykatën Speciale

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Vrasjet politike në Kosovë që kanë ndodhur pasluftës, për të cilat drejtësia vendore ka dështuar t’i zbardhë, do të barten në kompetencat e Gjykatës Speciale, e cila pritet të funksionalizohet shumë shpejt. Këtë paralajmërim e ka dhënë të dielën kryeministri Isa Mustafa, në përvjetorin e 16-të të vrasjes së veprimtarit Enver Maloku.

Sipas tij, vrasja e Malokut dhe shumë vrasje të tjera do të hulumtohen përmes Gjykatës Speciale. “Ne do të mundohemi maksimalisht që kjo çështje tani të zhvillohet dhe të hulumtohet përmes Gjykatës Speciale, e cila së shpejti do të funksionalizohet”, ka thënë ai. Sipas tij, mbetet obligim i institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare që të angazhohen për zbardhjen e të gjitha vrasjeve që kanë ndodhur në periudhën e pasluftës.

Mobi Casa

“Mbetet obligim i yni që të punojmë me drejtësinë vendore dhe ato ndërkombëtare që të zbardhet vrasja mizore e Enver Malokut dhe patriotëve tjerë”, ka thënë ai. Në këtë drejtim, kryeministri Mustafa është zotuar se të gjitha veprimet që nuk bien në fushëveprimin e Gjykatës Speciale do të angazhohet që me ato raste të merren Prokuroria vendore./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.