Fundamenti

Qeveria pa të dhëna të sakta për imigrantët ilegalë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Qeveria e Kosovës ende nuk ka të dhëna për numrin e kosovarëve që po migrojnë ilegalisht në shtetet perëndimore duke shfrytëzuar rrugët transite të Serbisë.
Përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) kanë bërë të ditur për gazetën se nuk kanë të dhëna definitive mbi numrin e qytetarëve që tanimë kanë migruar në mënyrë të jashtëligjshme në shtetet evropiane, shkruan sot Koha Ditore.

Informatat që ata posedojnë janë të vjetra më tepër se një muaj.

Eco Higjiena

“Deri në fund të muajit nëntor të 2014-s, sipas raportimeve mujore të shteteve të ndryshme në bazën e “Eurostatit”, të dhënat tregojnë se numri i kërkesave dhe kërkesave për herë të parë për azil është rreth 23 mijë”, thuhet në përgjigjet e Zyrës për informim të MPB-së.

Ata nuk japin të dhëna se sa është numri i personave që janë zënë duke ikur ilegalisht, se sa kallëzime penale janë ngritur lidhur me këtë dhe si po trajtohen ata persona duke vlerësuar se këto sqarime duhet t’i japë Policia e Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.