Mobi Casa

Nis “Marshi i bardhë” në Paris

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se Parisi është sot “kryeqyteti i botës”, ku në orën 15:00 ka filluar marshi historik kundër ekstremizmit dhe terrorizmit. Në marsh po marrin pjesë mbi një milionë veta dhe dhjetëra liderë të vendeve të ndryshme të botës.

“I gjithë vendi do të ngrihet në këmbë”, u ka thënë Hollande ministrave.

Parisi pritet t’i tubojë mbi 1 milionë njerëz, përfshirë dhjetëra liderë botërorë, në “Marshin e bardhë”, për të protestuar kundër terrorizmit dhe për t’i nderuar viktimat e sulmeve terroriste të ditës së mërkurë në revistën Charlies Hebdo dhe atyre që u vranë në qendrën tregtre.
Sipas medieve franceze, në këtë marshim, që nis në orën 15:00, do të marrin pjesë rreth 50 liderë botërorë.
Mijëra policë dhe trupa janë dislokuar në prag të marshimit.

ARKATANA

Kryeministri i Francës, Manuel Valls, ka thënë se njerëzit do të vijnë për të treguar dashurinë për lirinë dhe dashurinë e vëllazërisë.

Në marshimin e sotëm pritet të marrin pjesë dhjetëra liderë botërorë, në mesin e tyre edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi.